Loading…

Komuna e Ferizajt kampion për shpërndarjen e gjobave për ndotësit e ambientit

  • 23/12/2019 | 18:37

Komuna e Ferizajt kampion për shpërndarjen e gjobave për ndotësit e ambientit

250 gjoba mandatore të mjedisit janë shpërndarë në komunën e Ferizajt gjatë vitit 2019, njëherit kjo komunë mbetet komuna kampion për shpërndarjen e gjobave për ndotësit e ambientit në nivel të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Në debatin publik të mbajtur sot në Kuvendin komunal të Ferizajt Kryetari Agim Aliu përveç prezantimit të punës së komunës për vitin 2019 ai gjithashtu theksoi se komuna e Ferizajt mbetet kampion në shpërndarjen e gjobave mandatore për të gjithë ndotësit e ambientit.

“Ne jemi kampion në shpërndarjen e gjobave mandatore të mjedisit, janë 250 gjoba për ndotjen e ambientit që i kemi ndarë ne si komunë e Ferizajt, dua t’i falenderoj inspektorët e mjedisit sa i përket këtyre gjobave, si Kryetar i Komunës po kërkoj edhe publikisht nga Policia e Kosovës që të shfrytezojnë kompetencat e saja në këtë drejtim, pamvarësisht kësaj ne nuk kemi qenë hezitues që të shpërndajmë gjoba si komunë” tha Aliu

Edhe organizata “Let’s Do It” Kosova që ka bërë monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore thekson se Komuna e Ferizajt është prijetare në shqiptimin e gjobave mandatore ndaj ndotësve të mjedisit.

Sipas kësaj organizate gjatë muajit maj dhe qershor lloji më i shpeshtë i gjobave të shqiptuara ishte për shpërndarjen e fletushkave në hapësirat e ndaluara, si dhe hedhja e mbeturinave në vende joadekuate./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë