Loading…

Komuna e Ferizajt do të shpall vullnetarin e vitit 2019

  • 04/01/2020 | 15:04

Komuna e Ferizajt do të shpall vullnetarin e vitit 2019

Puna vullnetare e të rinjëve Ferizajas do të shpërblehet, Sektroi i Rinisë ka hapur konkurs për shpalljen ‘Vullnetari i vitit’ 2019, çmimi do të jetë në vlerë monetare, shkruan Gazeta Metro

Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit përmes një konkursi zyrtarë ka ftuar të gjithë të rinjët nga mosha 15 deri 24 vjeç të aplikojnë për çmimin “Vullnetari i vitit” 2019.

Të drejtë aplikimi në këtë konkurs ka çdo i ri i cili ka kryer punë vullnetare në qytetin e Ferizajt gjatë vitit 2019, e kriteret për aplikim janë numri i angazhimeve në aktivitete apo projekte në komunitet, letër rekomandime për punën vullnetare, si dhe dëshmi për punën vullnetare përmes mirënjohjeve apo çertefikatave.

Fituesi i konkursit do të shpallet në një ceremoni solemne ku përpos mirënjohjes së thellë do të pranoj edhe një çmim monetarë, të përcaktuar nga rregullorja për dhënien e dekoratave, nga ana komunës.

Periudha e aplikimit ka filluar nga 03 janari dhe do të zgjat deri më 10 janar të vitit 2020./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë