Loading…

Komuna e Dragashit dënohet me 5 mijë euro për shkak të moszbatimit të projektit të ujësjellsit (Video)

  • 08/04/2017 | 21:30

Komuna e Dragashit dënohet me 5 mijë euro për shkak të moszbatimit të projektit të ujësjellsit (Video)

Me 5 mijë euro, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka gjobitur Komunën e Dragashit për shkak se nuk ka zbatuar vendimet dhe urdhëresën e këtij organi lidhur me ndërtimin e ujësjellësit.


Gjykata e Tenderëve ka konstatuar se zyrtarët komunalë në këtë projekt të prokurimit kanë shkelur Ligjin për Prokurimin Publik, rregullat e tij dhe i janë shmangur përmbarimit të vendimeve të nxjerra nga OSHP-ja, raporton KTV.

Por Kryetari i kësaj Komune, Salim Jonuzi thotë se dyshon në vendimin e OSHP-së.

Sipas Jonuzit, OSHP-ja asnjëherë nuk ka vendosur për një kompani të caktuar, por tri herë e ka dërguar lëndën në rishqyrtim.

Jonuzi dyshon që ky organ ka tendencë që këtë tender t’ia japë ndonjë kompanie./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë