Loading…

Komplot për vrasjen e kryeministrit polak Donald Tusk dhe ministrit të Mbrojtjes, arrestohet i dyshuari

  • 11/10/2026 | 21:09

Komplot për vrasjen e kryeministrit polak Donald Tusk dhe ministrit të Mbrojtjes, arrestohet i dyshuari

Policia polake ka arrestuar një burrë të dyshuar për planifikimin e një atentati ndaj kryeministrit polak Donald Tusk dhe ministrit të Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, transmeton Gazeta Metro.


Sipas mediave polake, i dyshuari u arrestua në qytetin e Wrocławit, pas informacioneve për një sulm të mundshëm ndaj dy zyrtarëve të lartë të shtetit polak.

Një email me informacione lidhur me planin e dyshuar për sulm i është përcjellë policisë përmes SOP-it (Służba Ochrony Państwa – Shërbimi për Mbrojtjen e Shtetit). Pas marrjes së informacionit, shërbimet përkatëse kanë ndërmarrë veprime për trajtimin urgjent të rastit dhe vlerësimin e rrezikut të mundshëm për jetën e krerëve të shtetit polak. Në këtë rast është përfshirë edhe ABW-ja (Agencja Bezpieczeństwa Wewnętrznego – Agjencia e Sigurisë së Brendshme).

Autoritetet polake nuk kanë bërë të ditur identitetin e personit që ka dërguar emailin.

Sipas burrimëve polak, personi që raportoi rastin ka deklaruar se kishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale me një anëtar të një organizate radikale, i cili po kërkonte persona të gatshëm për të kryer një atentat.

Ai ka pretenduar se ishte takuar me një person të quajtur Krzysztof, me të cilin kishte biseduar për armët, urrejtjen ndaj qeverisë dhe organizimin e një sulmi, raporton TVN24.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e rastit dhe pretendimet lidhur me planifikimin e atentatit.

Donald Tusk është një nga figurat e njohura politike në Evropë dhe një politikan i respektuar në Perëndim. Gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër, Polonia njohu pavarësinë e Kosovës më 26 shkurt 2008./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë