Punimet që po zhvillohen nga kompania serbe në Kalanë e Artanës po rrezikojnë shembjen e saj, shkruan Gazeta Metro.
Kompania serbe që është duke bërë restaurimin e saj, por e rrezikon me të vërtetë shembjen me eskavatorë. Në njërën nga ballinat e kalasë, kanë intervenuar me eksavator, me ç’rast njëra nga pjesët me interesante të lokalitetit të Novobërdës rrezikon që për pak kohë të shembet.
Muret e kësaj kalaje, renovimi i së cilës kishte nisur në vitin 2015/2016 janë rrëzuar pjesërisht, dy vite pasi ka përfunduar renovimi nga kompania serbe “Koto”.
UNESCO përmes së cilës është realizuar projekti nuk ka reaguar karshi shkatërrimit që i është bërë kalasë.
Renovimi i kalasë ka nisur në vitin 2015, ku asokohe Komisioni Evropian pati ndarë 1.1 milionë euro, për investime në këtë kala, duke bërë kështu që edhe vizitorët për shkak të rrezikshmërisë të mos lejohen të hyjnë brenda kësaj fortifikate./gazetametro.net