Tridhjetë vite më parë, ishte punë e madhe kur shkollat kishin kompjuterët e tyre. Sot është punë e madhe kur nxënësit kanë laptopët e tyre personal.
Sipas futuristit, Thomas Frey, pas 14 viteve do të jetë punë e madhe kur nxënësit do të mësojnë nga mësimdhënësit e tyre robotë. Kjo nuk do të jetë vetëm për shkak se teknologjia do të jetë ë sofistikuar, por për shkak se kompania përgjegjëse për krijimin e këtyre robotëvë do të jetë madhështore.
“E kam parashikuar se deri në vitin 2030 kompania më e madhe në internet do të jetë një kompani e arsimit për të cilën ende nuk kemi dëgjuar” thotë futuristi Frey, i cili punon në institutin DaVinci.
Vizioni i Frey për vitin 2030 përfshin një version i cili është zgjeruar masivisht kështu duke u mbajtur kurset që kanë të bëjnë me lëndë të ndryshme të mësimit, në internet, përkatësisht online. /gazetametro.net