Loading…

Komorani e mbështet fuqishëm Isa Xhemajlajn

  • 15/12/2016 | 22:08

Komorani e mbështet fuqishëm Isa Xhemajlajn

Dega e Nisma-s për Kosovën në Drenas, ka mbajtur sot tubim me banorët e Komoranit, ku një numër i madh i banorëve të Komoranit, ishin në mbështetje të kandidatit Isa Xhemajlaj për kryetar të Drenasit.

Të pranishëm në këtë tubim, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet për kryetar të komunës, që do të mbahen më 18 dhjetor në Drenas, ishin kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqi, kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, sekretari, Bilall Sherifi, kryetari i AKR-së në Drenas, Elmi Thaçi, anëtarë të kryesisë dhe deputetë të Nisma-s për Kosovën.

Isa Xhemajlaj i falënderoi votuesit e Komoranit për besimin që i kanë dhënë në zgjedhjet e kaluara, ndërsa u premtoi se do të jetë kryetar që do t’u shërbejë banorëve të Drenasit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë