Loading…

Komoran: Të shtëna me armë zjarri, arrestohen dy persona

  • 25/06/2022 | 08:37

Komoran: Të shtëna me armë zjarri, arrestohen dy persona

Në fshatin Komoran të Drenasit, Policia e Kosovës ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri, shkruan Gazeta Metro.


Me të marrë informacionin njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja të një arme.

Për këtë vepër penale janë arrestuar dy persona, të cilët tani për tani janë të dyshuarit kryesorë.

Gjithashtu njësitet e policisë kanë kontrolluar shtëpitë e dy të dyshuarve, ku dhe kanë hasur në dy revole dhe pesë fishekë, dhe me urdhër të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Komoran , Gllogoc 24.06.2022-13:49 Është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë