Loading…

Komisionin për Rezerva Shtetërore: Përplasen VV dhe opozita

  • 30/11/2023 | 10:33

Komisionin për Rezerva Shtetërore: Përplasen VV dhe opozita

Përplasje të ashpër ka pasur sot gjatë konstitutimit të Komisionit për Rezerva Shtetërore.


Për herën e parë është shfaqur deputeti i VV-së, Halil Thaçi. Ai është përplasur me deputeten e LDK-së,

“Ti Doarsë nuk je me dhanë moral politik këtu. Dihet çka ke bo me vullnetin e qytetarëve. Dëgjimi është virtyt nuk e ke, mos ndërhyj”, tha ai.

“Ti fole, a po ndalesh tash. Nuk mundesh me ndërhy. Rrugës ndryshoi qëndrimi dhe dolën te marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Kica-Xhelili.

U përfshi edhe deputetja e tjetër e LDK-së, Valentina Bunjaku.

“Pse po më bon nervoz, këqyre punën tanë. Pse po hyn në personale”, tha deputetja e LDK-së.

Reagoi edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

“Nuk qëndron. Lëshoje deklaratën. Nuk është vullnet, por është koncesus që është arritur që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, e VV-ja të vijë në Komision”, tha deputeti Qalaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë