Loading…

Komisioni për matjen e territorit kompleton materialet e nevojshme

  • 10/02/2017 | 20:51

Komisioni për matjen e territorit kompleton materialet e nevojshme

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës ka pranuar të gjitha materialet bashkë me gjetjet relevante për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.


Në një komunikatë lëshuar nga zëdhënësi i Komisionit Tomor Çela thuhet se Komisioni sot mbajti  takimin e radhës ku specialistët e këtyre organizatave dhe agjencioneve prezantuan të dhënat gjeo informative, hartat e kadastrat të tokave dhe të komunave administrative, planet zhvillimore e mjedisore, hartat topografike, skicat, të dhënat statistikore, baza ligjore, faktet shkencore, etj.

Secila organizatë dhe agjencion i prezantoi rezultatet e punës së vet.

“Nuk është vonë që të gjithë specialistët e gjeoshkencave, ekspertët e shkencave të afërme dhe qytetarët, me njohuritë e tyre, të kontribuojnë në ndriçimin e së vërtetës për madhësinë territoriale të Kosovës dhe problemet dhe dilemat eventuale.

Komisioni do të bëjë sistemimin e të gjitha rezultateve për të hartuar raportin final të problemit dhe pastaj të gjitha materialet dhe gjetjet do t’i ofrohen opinionit për diskutim publik. Do të caktohen ditët kur opinioni profesional dhe opinioni i gjerë mund të kenë qasje në materialet dhe gjetjet përkatëse. Komisioni mirëpret çdo dëshmi, vërejtje dhe sugjerim të argumentuar.

“Gjatë ditëve në vijim, sipas nevojës, Komisioni do të organizoj edhe vizita në terren për verifikimin e pikave me të cilat vërtetohet mbulueshmëria me dokumentacion administrativ e hartografik.”, thuhet në komunikatë./gazetametro.net

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë