Loading…

Komisioni i Venecias gjen të meta serioze në Projektligjin për Byronë për Konfisikimin e Pasurisë, thirrje Qeverisë ta tërheq nga Kuvendi

  • 21/06/2022 | 18:43

Komisioni i Venecias gjen të meta serioze në Projektligjin për Byronë për Konfisikimin e Pasurisë, thirrje Qeverisë ta tërheq nga Kuvendi

Albert Krasniqi nga shoqëria civile, ka thënë se Komisioni i Venecias ka konstatuar të meta serioze në Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.


Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse do të miratohej ky projektligj, do të përbënte rrezik për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut të garantuara me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e vendit.

Ai ka shtuar se Qeveria duhet ta tërheq menjëherë këtë projektligj nga Kuvendi, për t’i adresuar të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe se Ministria e Drejtësisë duhet të angazhojë ekspertët më të mirë, jo të atillë që mendjen e kanë tek “pitja”, e cilësinë e ligjeve e krahasojnë me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi.

Postimi i tij i plotë:

Komisioni i Venecias ka konstatuar të meta serioze në Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilat i kishim ngritur me kohë.

Në raportin e publikuar bëhet thirrje që të rishqyrtohet në tërësi nevoja për themelimin e këtij organi. Vihen dyshime që më shumë do të ndërlikonte të gjithë sistemin, sesa që do të mundësonte luftimin efektiv të korrupsionit.

Nëse do të miratohej ky projektligj, do të përbënte rrezik për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut të garantuara me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e vendit.

Byroja nuk do të kishte as pavarësi në punën e saj dhe do të ishte tejet e ekspozuar ndaj ndikimeve të politikës. Me fjalë të tjera, do të ishte një mekanizëm i rrezikshëm në duart e partive në pushtet për të shantazhuar dhe linçuar kundërshtarët politik.

Qeveria duhet ta tërheq menjëherë këtë projektligj nga Kuvendi, për t’i adresuar të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ministria e Drejtësisë duhet të angazhojë ekspertët më të mirë, jo të atillë që mendjen e kanë tek “pitja”, e cilësinë e ligjeve e krahasojnë me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi.

Lufta kundër korrupsionit nuk duhet të keqpërdoret për qëllime të ulëta politike.

Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë qëllim në vete!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë