Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë i Parlamentit Evropian ka miratuar rezolutën për përparimin e vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në BE.
Teksti i rezolutës u miratua me 40 vota për, 10 kundër dhe 6 abstenime, transmeton gazetametro.net
Komisioni i PE thekson se liberalizimi i vizave është jetik për ta afruar Kosovën drejt BE’së. Mirëpo,
Komisioni ngriti shqetësime në lidhje me korrupsionin dhe ndikimin politik në gjyqësor në Kosovë.
Komisioni vlerëson se korrupsioni në Kosovë është i përhapur, se ka elemente të kapjes së shtetit dhe se këto duhet të merren parasysh përtjej përparimit në përmbushjen e kritereve për liberalizim.
“Për ta sjellë Kosovën më afër BE-së, liberalizimi i vizave është jetik. Deputetët e PE-së, mirëpresin konfirmimin e Komisionit Evropian se standardet për vizat janë përmbushur.
Kjo vjen megjithë shqetësimet kritike rreth sistemit të financuar dobët të sistemit gjyqsor, përhapjes së korrupsionit, elementeve të shtetit të kapur, të cilat duhet të adresohen përtej përparimit në përmbushjen e kritereve për vizat” thuhet në rezolutë. /gazetametro.net