Loading…

Komisionerja e BE’së: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

  • 01/07/2022 | 07:58

Komisionerja e BE’së: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

Komisonerja Evropiane për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, është takuar dje në Bruksel, me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.


Përveç Sveçlës, për këtë takim ka njoftuar edhe Johansson, e cila tha se ka përgëzuar ministrin Sveçla për përpjekjet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Në takimin me ministrin Xhelal Sveçla. E përgëzova për përpjekjet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Johansson.

Ajo shtoi se Komisioni Evropian vazhdon të qëndrojë në atë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave.

“Komisioni Evropian vazhdon të qëndrojë në vlerësimin e saj se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave të përcaktuara në Udhërrëfyes”, ka shkruar Johansson në Twitter.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë