Loading…

Komision Shtetëror dhe kompani ndërkombëtare për të ndihmuar në themelimin e Tribunalit për krimet e Serbisë

  • 06/05/2019 | 16:15

Komision Shtetëror dhe kompani ndërkombëtare për të ndihmuar në themelimin e Tribunalit për krimet e Serbisë

Komision Shtetëror dhe kompani ndërkombëtare për të ndihmuar në procedurën për themelimin e Tribunalit për krimet e Serbisë, transmeton Gazeta Metro.

Pas një takimi me institucionet e drejtësisë dhe shoqatat e familjeve të viktimave të luftës në Kosovë, në kuadër të iniciativës së tij për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka bërë të ditur edhe disa nga hapat e mëtejme.

Ai paralajmëroi formimin e një Komisioni Shtetëror, i cili do të përbëhet nga përfaqësuesit e pozitës, opozitës dhe komuniteteve, nga shoqatat e dala nga lufta, shoqatat e të pagjeturve, të dëshmorëve, të invalidëve dhe të veteranëve, nga organizatat e shoqërisë civile, nga institucionet e drejtësisë, dhe nga institucionet akademike.

Veseli përmendi se ky Komision do të punojë në mbledhjen e dëshmive dhe përgatitjen e një plani të punës.

Kryetari Veseli përmendi opsionin e angazhimit të një kompanie ndërkombëtare, e cila do të ishte e specializuar në këtë fushë, për të asistuar në të gjitha format./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë