Loading…

Komentuesi i thotë ‘do ta blejmë një fustan të ri se gjithë vishesh njëjtë’: Ky është reagimi i Vlora Çitakut

  • 15/05/2019 | 13:45

Komentuesi i thotë ‘do ta blejmë një fustan të ri se gjithë vishesh njëjtë’: Ky është reagimi i Vlora Çitakut

Gjatë ditës së djeshme, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka qenë në qendër të vëmendjes për takimin e saj me presidentin Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Gazeta Metro.


Çitaku ka qenë më së afërti ulur me presidentin e shtetit më të fuqishëm në botë, por siç duket dikujt i ka penguar veshja e saj. Një komentues thotë se ajo është duke veshur fustanin e njëjtë në shumë ngjarje.

“A mund ndokush të krijojë nja faqe fondi për zonjën ambasadore, Vlora Çitaku, kështu që mund t’i blejmë një fustan të ri. E ka veshur të njëjtin vazhdimisht”, ka komentuar ai.

Menjëherë është përgjigjur Vlora, e cila ka thënë se mes shumë mesazheve që ajo merr, ky e ka bërë të qeshë me lot.

“Ok, marr shume mesazhe, po ky me bani me qeshe me lot. Paska pase kohe njeri me e numeru sa here e kam veshe te njejtin fustan”, ka shkruar Vlora në Facebook.

Ndryshe, ambasadorja ka qenë një ndër të ftuarat e presidentit Trump, në iftarin që ai shtroi për delegatët e besimit mysliman./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë