Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është mjaft aktiv në bisedat dhe thumbimet e tij ndaj komentuesve në faqen e tij në rrjetin social Facebook.
Rama me anë të një “meme” në Facebook ka ironizuar sërish kërkesën e opozitës për qeveri teknike.
Kësaj radhe, Rama ka zgjedhur imazhet e një filmi shqiptar të cilën e shoqëron me fjalët: “Momenti kur Tili mësoi se ekzistoka edhe ‘qeveri teknike’ për të evituar provimet”.
Por pas këtij postimi, ndjekësit kanë shfrytëzuar rastin për të komentuar. Një nga qytetarët i shkruan Ramës se të gjithë politikanët njësoj janë dhe se janë e keqja e këtij vendi.