Loading…

Komandantin e ri të FSK’së, ish-presidenti Thaçi e kishte graduar gjeneral major

  • 30/11/2021 | 11:56

Komandantin e ri të FSK’së, ish-presidenti Thaçi e kishte graduar gjeneral major

I sapo emëruari nga Vjosa Osmani, si komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, para katër viteve ishte gradur nga ish-presidenti, Hashim Thaçi, gjeneral major, përcjellë Gazeta Metro.


Ish-Presidenti, Hashim Thaçi, kishte graduar shtatë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mes të të cilëve edhe Bashkim Jasharin, i cili nga grada gjeneral brigade, ishte graduar në gjeneral major.

Ndryshe, Bashkim Jashari është djali i Rifat Jashari dhe nipi i Adem Jasharit, Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai deri më tani kishte shërbyer si gjeneralbrigade dhe inspektor gjeneral i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

E sot Presidentja Vjosa Osmani, ka emëruar Bashkim Jasharin si komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese. Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Nga Presidenca është njoftuar edhe për paraqitjen e dorëheqjes nga gjenerallejtënant Rrahman Rama.

” Para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, Presidentja e Republikës së Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij”, shkruhet tutje./gazetametro.net

Emërohet komandanti i ri i FSK’së

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë