Loading…

Komandanti legjendar Adem Jashari feston ditëlindjen: Kaq vite do t’i mbushte po të ishte gjallë

  • 28/11/2019 | 10:13

Komandanti legjendar Adem Jashari feston ditëlindjen: Kaq vite do t’i mbushte po të ishte gjallë

Komandanti legjendar Adem Jashari, po të ishte gjallë sot do t’i bënte 64 vjet, shkruan Gazeta Metro.


Adem Jashari ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt.

Ai ishte djali i tretë i Shaban Jasharit dhe Zahide Jasharit. Shkollën fillore dhe të mesme teknike e ka përfunduar në qytetin e tij.
Adem Jashari ishte një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryekomandanti i UÇK’së.

Së bashku me të vëllanë e tij Hamzën, Ademi ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore-ushtarake jugosllave e sulmuan shtëpinë e tyre në mars të vitit 1998, ku ai ra heroikisht së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij.

Ky është rast unik në historinë e luftërave. Ai mban titullin ‘Komandant Legjendar i UÇK’së’. Titullin’Hero i Kosovës’ iu dha në vitin 2008.

Adem Jashari së bashku me 56 anëtarët e familjes së tij u vranë, përfshirë gra, pleq, fëmijë.

Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bënë simboli i pavarësisë për shqiptarët e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë