Loading…

Komandanti i NATO’s nga veriu alarmon: Ka potencial për trazira |VIDEO

  • 01/08/2018 | 09:10

Komandanti i NATO’s nga veriu alarmon: Ka potencial për trazira |VIDEO

Admirali amerikan, James Foggo, Komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara Aleate në Napoli, ka thënë që në Kosovë dhe në përgjithësi në këtë rajon ka potencial për trazira.

Gjatë vizitës në bazën ushtarake të KFOR’it afër Leposaviqit në veri të Kosovës, Foggo tha që NATO do të vazhdojë të përkrahë institucionet e Kosovës dhe të ofrojë siguri për qytetarët, raporton REL.

“E dimë që kjo është kohë e vështirë; ka diskutime në mes të Prishtinës dhe Beogradit që po mundohen të gjejnë zgjidhje për çështje të vështira”, tha Foggo.

“Në demokraci jo të gjithë pajtohen dhe disa prej tyre i shprehin mospajtimet në rrugë. Unë do t’ju rekomandoja që të mos bëjnë kështu, por nëse e bëjnë, atëherë le të jetë në mënyrë paqësore”, shtoi admirali amerikan.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë