Loading…

Komandanti i KFOR’it për dhunën e djeshme në Zveçan: Të dy palët duhet ta marrin përgjegjësi

  • 30/05/2023 | 08:39

Komandanti i KFOR’it për dhunën e djeshme në Zveçan: Të dy palët duhet ta marrin përgjegjësi

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, po ndjek personalisht zhvillimin e situatës dhe shpreh solidaritetin e tij me ushtarët e NATO-s që u lënduan gjatë përleshjeve.


Ristuccia tha se Kosova dhe Serbia duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që po ndodh në veri, në vend që, sipas tij, të fshihen pas narrativave të rreme.

“Për të shmangur përleshjet ndërmjet palëve dhe për të minimizuar rrezikun e pas përshkallëzimit, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi dhe të parandalojnë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, në vend që të fshihen pas narrativave të rreme”, ka thënë Ristuccia.

KFOR-i bëri të ditur më herët se 30 ushtarë të vet mbetën të lënduar nga përleshja e djeshme me protestuesit serbë.

Përndryshe rreth situatës së tensionuar në veri kanë reaguar edhe nga EULEX.

Ka qenë pikërisht Shefi i Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ai i cili ka reaguar për zhvillimet e shkaktuara nga protestat në komunat veriore të vendit.

Ai ka deklaruar se i dënon sulmet e pakuptimpta dhe të paprovokuara ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, dhe u uron ushtarëve të plagosur shërim të shpejtë.

“KFOR-i  është partneri kryesor i sigurisë së EULEX-it së bashku me Policinë e Kosovës. Ne koordinohemi dhe stërvitemi së bashku. Sot sundimi i ligjit u shkel në Kosovë!”, ka shkruar Wigemark në Twitter.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë