Pasditja e sotme ka qenë tmerr nga kolonat e gjata në rrugën Prishtinë – Pejë.
Këtë e dëshmojnë edhe pamjet që ka transmetuar Gazeta Infokus, por arsyeja e këtyre kolonave të gjata është riparimi i një pjese të rrugës Prishtinë – Pejë.
Konkretisht është duke u shtruar shtresa e re e rrugës nga vend ii quajtur Kroi i Mbretit e deri në Komoran, riparimi i së cilës ka filluar tash e sa kohë.
Si pasojë e shtrimit të shtresës së re të këtij segmenti janë shkaktuar kolona të gjata në këtë rrugë.