Loading…

Kolona të gjata në Merdare, pritje deri në katër orë

  • 13/04/2019 | 23:44

Kolona të gjata në Merdare, pritje deri në katër orë

Me përfundimit e ditëve të ftohta me borë e shi, sikurse cdo vit, edhe kësaj here kanë filluar problemet me kolonat e gjata në kufijtë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Sipas matjeve të bëra sonte në orën 22:00 nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar në MPB, në pikëkalimin kufitar të Merdares, pritjet në hyrje kanë qenë të gjata 200-240 minuta apo katër orë.

Derisa kolonat kanë qenë të gjata 2 kilometra apo 2000 metra për të hyr në territorin e Kosovës.

Në pikëkalimet tjera kufitare gjendja është e qetë dhe pritjet janë të gjata deri në pesë minuta, kurse kolona nuk ka.

Kujtojmë se cdo ditë, sidomos gjatë verës kur numër i madh i mërgimtarëve vijnë për pushime në vendlindje, kolonat në pikëkalimet kufitare zgjasin deri në 10-12 orë, apo edhe më shumë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë