Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic në konferencën për media, pasi konsumoj ujë u kollit shumë. Ai u kollit për më shumë se dhjetë sekonda dhe kjo vuri paksa në siklet presidentin serb, por ai me pas e ktheu në shaka këtë, transmeton Gazeta Metro.
Vucic tha se ai u kollit vetëm pasi pinte ujë. “Unë vetëm u kollita, për të mos u shqetësuar, nuk është koronavirusi. E di se shumë do të ishin të lumtur nëse do të ishte një koronavirus, por nuk është”. tha ai.
Deri më tani, 12 raste të infeksionit me koronavirus janë raportuar në Serbi, dhe janë futur në karantinë.
Ndërsa deri me tani nuk ka asnjë të vdekur në këtë vend.
Ndërsa koronavirus tashmë është përhapur edhe në Shqipëri, ku është shënuar edhe viktima e parë.
Kosova dhe Mali i Zi janë të vetmet vende në Europë qe deri me tani nuk është evidentuar asnjë rast me koronavirus./gazetametro.net
https://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=jKu6OxvZk50&feature=emb_title