Loading…

Kolegët e anesteziologut: Ti je aty i shtrirë se e dije që kjo shoqëri e mbarsur do të fajësonte

  • 18/05/2017 | 21:00

Kolegët e anesteziologut: Ti je aty i shtrirë se e dije që kjo shoqëri e mbarsur do të fajësonte

Për gjendjen e rëndë të anesteziologut Tefik Zhurda, kanë reaguar edhe miqtë e tij mjekë të Shqipërisë, duke e mbështetur dhe e shfajësuar.


Anesteziologu Tefik Zhurda, që tentoi vetëvrasjen pas komplikimit të rrallë të hipetermisë malinje që i solli vdekjen pacientes 15-vjeçare Blerta Pepa, vazhdon të jetë në koma. Mjekja Lida Shosha, kolege e tij ka publikuar një letër drejtuar shqiptarëve për sakrificën e Zhurdës, dhe duke u lutur që ai të mos dorëzohet.

Lida Shosha ka thkesuar shumë ngjarje për të cilat ai ka qenë duke ndihmuar shqiptarët, si të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë, duke e vënë në pah sakrificën e tij e të madhe dhe se ata që po e fajësojnë anesteziologun Tefik Zhurda për vdekjen e 15-vjeçares janë njerëz pa moral e dinjitet, janë ata që kriminelët që vrasin i bëjnë hero, përcjellë Gazeta Metro

Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë të Dr. Lida Shosha:

“Qendro, mos ik, Miku im Tefik Pas 25 vitesh pune, nuk e mendoj dot që je i shtrirë në atë shtrat, me një tub që të mban gjallë. Në atë shtrat ku ke luftuar dhëmbë për dhëmbë me vdekjen, ku ke shpetuar me qindra jetë. Ti ishe aty, kur 97 na plasi me qindra e mijëra njerëz të sakatuar, ku shqiptarë të terbuar me kallashnikov e shami në kokë si kamikazë vrisnin pa mëshirë njeri-tjetrin, ti ishe aty ku Gerdeci plagosi e sakatoi me qindra,ku helikopterë me të lënduar nga Kosova uleshin e ngriheshin çdo minute, ti ishe aty, aty ku binin e copëtoheshin autobuzë e furgona, e njerëzit vinin te sakatuar , ti ishe aty duke bërë puneën e mjekut humanist ditë dhe natë, me përkushtim e dinjitet. Sot nuk je, je i shtrirë në një shtrat të mallkuar sepse more përsipër me ndërgjegje dhimbjen e tjetrit, por harove dhimbjen e familjes dhe nënokes tënde plakë, dhimbjen tonë miku im. Ti je aty i shtrirë se e dije që kjo shoqëri e mbarsur nga djajtë do të fajësonte, kjo shoqëri që ka pjellë veç trazira e dhimbje dhe gjithë pacavuret e konfliktet njerëzore me të vrarë,të plagosur,e copëtuar ua ka përplasur mjekëve në surat, e kurrë s’u interesua si punojnë këta njerëz. Por ne, ne kolegët e tu e dimë si kemi punuar, e sa na është dashur të sakrifikojmë. Jetën, por dhe jeta jonë duket nuk i kënaq vampirët dështakë të një shoqërie pa moral. Ata njerëz që sot hedhin baltë mbi ty, Zoti nesër do ia hedhë mbi kokën e tyre. Akti yt sublim, është akti i njerëzve të pakët me ndërgjegje e dinjitet, se kjo shoqeria jonë, kriminelet që vrasin i bën deputet. Te lutem qëndro, qëndro e lufto për të gjithë ne që të duam. Mos ik, mos ik, or mik.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë