Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas, Jakup Krasniqi për Kosovën ka folur rreth mundësisë së koalicioneve të mundshme të partisë së tij me partitë në vend.
Krasniqi tha se ata tashmë janë në koalicion parazgjedhorë më AAK-në dhe janë të hapur për subjektet e tjera mirëpo jo edhe për partitë të cilat janë në pushtet pasi që koalicioni me to nuk është i dëshirueshëm.
Kjo sipas Krasniqit pasi që duhet të ndryshojë mënyra e qeverisjes në vend dhe partitë që janë në pushtet kanë qenë vetëm 3 vjet në opozitë dhe tani është koha që ata të dalin në opozitë dhe të flladiten pak. /gazetametro.net