Loading…

Kodi telefonik sjellë përfitime milionëshe

  • 15/12/2016 | 11:53

Kodi telefonik sjellë përfitime milionëshe

Marrja zyrtare e kodit telefonik +383 për kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa është një hap i madh në komplementimin e shtetësisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Mustafa thotë se ndarja e kodit telefonik forcon sovranitetin e Kosovës. E po ashtu sipas tij kodi do t’i sjellë Kosovës përfitime milionëshe.

“Sot, Republikës së Kosovës i është alokuar kodi telefonik ndërkombëtar +383. Kosova ka shënuar një arritje të madhe duke bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e elementeve të shtetësisë. Ndarja e kodit telefonik ndërkombëtar e forcon sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit. Përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe”, ka shkruar Mustafa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë