Duke iu falënderuar teknikave më moderne, shkencëtarët kanë dekoduar skulpturën Idhulli nga Urali. Është përcaktuar se skulptura është e vjetër 11.600 vite dhe përmban tetë fytyra demoniake, transmeton Gazeta Metro.
Idhulli Shigir është skulptura më e vjetër e drunjtë në botë, ndërsa kodi i panjohur në idhull, i cili është tri herë më i vjetër se piramidat egjiptiane, është gdhendur me dhëmbë kastori, të cilët kanë mbetur të paprekur.
Idhullin e lartë 2,8 metra e kanë gjetur në malet e Uralit hulumtuesit mbretërorë të arit. Medohet të jetë njëri prej shembujve më të vjetër të njohur të artit monumental.
Simbolet e tij të gravuara tegojnë se mezolitiku (koha e mesme e gurit) ka pasur “botëkuptim bukur të komplikuar”, thonë shkencëtarët.
Sipas hulumtuesve, kodi i shkruar me hieroglifet e asaj kohe sigurisht ka të bëjë me shpirtrat.
https://twitter.com/edwardburgess1/status/1100873376330104833
Në fakt, meqë nuk e dimë kontekstin e para 11.500 vitesh, nuk mund të themi me saktësi se çfarë është paraqitur në të. Megjithatë, është e qartë se kanë qenë disa shpirtra. Jo hyjni, sepse mendojmë se hyjnitë janë shfaqur më vonë”, thotë një shkencëtar, duke shtuar se e tërë bota ka qenë me shpirtra të ndryshëm, madje edhe gurët kanë qenë të animuar.
“Në këto figura shoh unitetin dhe diversitetin e ambientit. Dhe, përfundimisht nuk ka qenë i ndarë vetëm në shpirtra të mirë e të këqij”, thotë ai.
Idhulli është i ekspozuar në muzeun regjonal historik në Ekaterinburg./gazetametro.net