Loading…

Kodi na forcon në arenën ndërkombëtare

  • 14/11/2016 | 12:00

Kodi na forcon në arenën ndërkombëtare

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka siguruar se me kodin e ri telefonik do të eliminohet tërësisht operatoret ilegal që deri me tash kanë funksionuar në territorin e Kosovës.

Kodi telefonik +383 është pronë e Kosovës, me të cilin do të administrojnë institucionet tona, Hashim Thaçi.

Ai thotë se kodi telefonik, i arritur përmes marrëveshjes, një ditë më parë në Bruksel, si pjesë e marrëveshjes me Serbinë, forcon Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe hap rrugë për programimin shtetërorë të digjitalizimit.

Ky është postimi i Presidentit Thaçi në facebook: 

Pozicioni i shtetit tonë forcohet edhe më shumë në arenën ndërkombëtare me kodin e ri në fushën e telekomunikacionit.

Kodi telefonik +383 është pronë e Kosovës, me të cilin do të administrojnë institucionet tona. Operimet ilegale dhe pengesat e deritashme do të eliminohen në tërësi.

Tash Kosovës i është hapur rruga që ta jetësojë edhe programin shtetëror të digjitalizimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë