Marrja e kodit +383 Kosovës do t’i sjellë shumë të mira. Këto të mira i përmendi gjatë një konference për media ministrja për dialog Edita Tahiri.
Më të rëndësishme janë kostot të cilat tash e pas do jenë më të ulëta për qytetarët.
Me këtë kod, Tahiri po ashtu tha se do shuhen të gjithë operatorët ilegalë të telefonisë mobile por edhe fikse që kanë vepruar në Kosovë që nga përfundimi i luftës.
Thirrjet mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Tahirit do jenë ndërkombëtare dhe me këtë kod Kosovës i hapet mundësia për realizimin e planit shtetërorë për digjitalizim.
E përveq kësaj Tahiri lajmëroi edhe përfitime milionëshe.
“Kosova fitoi njohjen ndërkombëtare të Pavarësisë së saj në fushën e telekomit. Më nuk do të ketë shpenzime financiare siç kemi pasur deri tani duke paguar kode të shteteve të huaja. Dhe fitimet do të jenë më të mëdha, milionëshe”, tha Tahiri gjatë kësaj konference./gazetametro.net