Loading…

Kocijançiq kritikon udhëheqësit e delegacioneve

  • 25/01/2017 | 12:48

Kocijançiq kritikon udhëheqësit e delegacioneve

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka reaguar kundër deklarimeve publike që janë dhënë pas takimit të mbrëmshëm nga liderët kosovarë dhe ata serb, transmeton gazetametro.net.

Sipas një deklarate me shkrim, Maja Kocijançiq ka thënë se gjatë takimit të presidentëve dhe kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, të mbajtur mbrëmë, është arritur pajtimi që të mos bëhen deklarata publike.

“Rezultat esencial ishte tejkalimi i tensioneve dhe përmbajtja nga komentimi në publik për diskutimet (e mbrëmshme). Na vjen keq të kuptojmë që kësaj nuk i janë përmbajtur të gjithë, derisa iu bëjmë thirrje që të tregojnë përmbajtje dhe të vazhdojnë tutje nga marrëveshja e arritur dje”, ka thënë ndër të tjera në këtë deklaratë, Kocijançiq.

Siç njofton Rel, zëdhënësja e kryediplomates evropiane thotë se Mogherini megjithatë është e kënaqur dhe “falënderon sërish liderët politik të Beogradit dhe Prishtinës për dialogun kontruktiv që është mbajtur mbrëmë”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë