Loading…

Kocijancic thërret për shmangie të retorikës luftënxitëse në Ballkan

  • 08/05/2017 | 13:09

Kocijancic thërret për shmangie të retorikës luftënxitëse në Ballkan

Gazeta e Beogradit, “Novosti”, citon sot zëdhënësen e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijancic, e cila rikujton se BE ka ndjekur me kujdes rastin e arrestimit dhe pastaj të lirimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet policore të Francës në bazë të një kërkese të Serbisë.

Sipas kësaj gazete ajo, duke iu përgjigjur një pyetjeje (nuk sqarohet nëse vinte nga gazetarë të Beogradit, por që supozohet – plotësim ynë) rreth gjoja kërcënimeve që Haradinaj i ka drejtuar kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Qeverisë së Serbisë, si dhe apelit të Rusisë për Brukselin dhe SHBA-në që “të frenojnë të mbrojturit e tyre” nga Kosova, tha se “deklaratat që mund të interpretohen si ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk kontribuojnë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira dhe e ballafaqojnë rajonin me rrezikun e retorikës luftënxitëse”.

BE pret nga të gjithë në rajon që të vazhdojnë ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese si dhe të intensifikojnë punën në programet përkatëse reformuese që të përparojnë në rrugën e integrimeve europiane, tha Kocijancic, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të saj, Këshilli i Europës ka përsëritur mbështetjen e tij ndaj perspektivës së qartë europiane të rajonit.

Kocijancic ka theksuar se BE mbështet me konsekuencë parimet e pajtimit dhe vazhdon bilateralisht të punojë me të gjithë partnerët në rajon në rrugën e tyre europiane dhe të bashkëpunimit të ngushtë e efikas rajonal të tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë