Loading…

Koci përjashton mundësinë qe Haradinaj të ekstradohet në Gjykatën Speciale

  • 23/01/2017 | 11:50

Koci përjashton mundësinë qe Haradinaj të ekstradohet në Gjykatën Speciale

Kreu i Prokurorisë për Krime të Luftës në Serbi, Milan Petroviq ka theksuar se ekziston mundësia që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj të ekstradohet për në Gjykatën Speciale.

Petroviq ka shtuar se një mundësi e tillë ekziston edhe pse ajo nuk është përmendur në publik.

Ndërsa, avokati i Haradinajt për Kosovën, Arianit Koci në një prononcim për Indeksonline, ka theksuar se udhëheqësi i Prokurorisë Speciale për Krime Lufte në Serbi, po e përdor një gjuhë të pazakontë për juristët.

“Kjo natyrisht nuk është e vërtetë. Po përdoret diskurs spekulativ që të mbulohet natyra politike e kërkesës së Serbisë”, ka thënë Koci.

Sipas këtij të fundit vetë Avis Benes, zëdhënësja e Dhomave të Posaçme të Gjykatës Speciale, me datën 5 janar 2017, ka deklaruar se ky ndalim nuk është kryer në kuadër të mandatit të Dhomave Speciale të Kosovës.

“Sot poashtu e kuptuam prej znj.Avis Benes, se detyra e parë e presidentes së kësaj gjykate, Ekatarina Trandafillova, është përgatitja e seancës plenare për gjyqtarët. E seanca plenare nuk mund të mbahet pa u zgjedhur gjyqtarët. Pra , Gjykata Speciale ende nuk ka gjyqtar të zgjedhur”,ka shtuar Koci.

Ky i fundit ka shtuar se kundër Haradinajt dhe kundër Kosovës po vazhdon lufta speciale.

“Ramush Haradinaj shumë shpejtë do të kthehet në Kosovë. Problemi është i natyrës teknike. Serbia po e zvarrite procesin duke mos e dërguar kërkesën dhe dokumentet përcjellëse”, ka përfunduar Koci. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë