Loading…

Koci: Lushtaku është dënuar për veprën që shkalla e parë e kishte liruar

  • 15/11/2016 | 16:30

Koci: Lushtaku është dënuar për veprën që shkalla e parë e kishte liruar

Koci për Lushtakun tha se është dënuar për një vepër të cilën në shkallën e parë është shfajësuar. 


Avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci nëpërmes një komunikate për media bën të ditur se klienti i tij është dënuar për një vepër të cilën në shkallën e parë është shfajësuar.

Koci në komunikatë ka sqaruar ecurinë e procesit gjatë shkallës së parë në procesin “Drenica I”.

Komunikata e plotë:

Në procedurën penale pranë Gjykatës Themelorë në Mitrovicë, Sami Lushtaku ngarkohej me tri vepra penale:  1) Përgjegjësia e Lartë apo Përgjegjësia Komanduese lidhur me cenimin e integritetit trupor dhe shëndetit të një numri të papërcaktuar të civilëve shqiptarë;  2) Cenimi i integritetit trupor dhe shëndetit të dëshmitarit F;  3) Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar.

Trupi Gjykues i Gjykatës Themelorë në Mitrovicë, me datën 27 Maj 2015 ka shpallur aktgjykimin në të cilin Sami Lushtaku është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale: marrja e jetes me dashje një mashkulli të pa identifikuar që flet shqip.  Për këtë vepër penale, ai është dënuar me 12 vjet burgim, ndërsa për pikat tjera të aktakuzës z. Sami Lushtaku është liruar.

Mbrojtja e Sami Lushtaku, me dt. 5 korrik 2015, ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, kundër aktgjykimit dënues të dt. 27 maj 2015, për veprën penale “Vrasje”.

Sot, me dt. 15 nëntor 2016, Gjykata e Apelit shpall aktgjykimin me të cilin ankesa jonë aprovohet në terësi, andaj Sami Lushtaku shpallet i pafajshëm për veprën penale “Vrasje” dhe i hiqen dymbëdhjetë (12) vjet burg, me të cilat u dënua fillimisht nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.

Megjithatë, Gjykata e Apelit, duke e gjetur të bazuar ankesën e prokurorisë, z. Sami Lushtakun e dënon me shtatë (7) vite burgim për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese, se kinse ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të papërcaktuar të civilëve shqiptarë të mbajtur në qendrën e paraburgimit në Likoc.

Pra, z. Sami Lushtaku tashmë dënohet nga Gjykata e Apelit për një vepër penale për të cilën është liruar nga gjykata e shkallës së parë. Mbrojtja e z. Sami Lushtaku beson fuqishëm se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë lidhur me këtë pikë të aktakuzës ka qenë i drejtë dhe se ekziston një bazë e fortë juridike për parashtrimin e mjetit juridik pranë Gjykatës Supreme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë