Loading…

Koci: Krejt Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim, një javë mjafton me zbulu motivin e sulmit

  • 26/11/2021 | 22:56

Koci: Krejt Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim, një javë mjafton me zbulu motivin e sulmit

Avokati Arianit Koci, ka reaguar për sulmin tragjik në Deçan, derisa tha se mjaftojnë tre burra për të zbuluar ‘’terroristët’’ në këtë sulm, shkruan Gazeta Metro.


Koci, përmes një postimi në Facebook tha se Rrafshi i Dukagjinit sonte duhet të futet në shtetrrethim, e të hetohet çdo hyrje/dalje në Kosovë.

‘’ Një javë. Nuk duhet më shumë për zbulim të këtij akti terrorist.
Analistat e inteligjencës, nuk guxojnë të pushojnë hiç’’, shkroi Koci.

Ai shtoi se motivet mund të mos jenë shumë komplekse, derisa tha se burgimi I përjetshëm është masa e vetme që duhet të aplikohet

Postimi i plotë:

Tre burra të aftë, të ndershem dhe trima të Inteligjencës së Policisë – e ka të tillë; po aq burra nga AKI – dhe duart e lira në hetim – i zbulojnë terroristat e sulmit në Deçan, shumë shpejtë.

Nëse nuk ka interferim!

Natyrisht, sonte duhet që krejt Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim; patrullat e policisë të dalin në rrugë, dhe të hetohet çdo hyrje/dalje në Kosovë.

Një javë. Nuk duhet më shumë për zbulim të këtij akti terrorist.
Analistat e inteligjencës, nuk guxojnë të pushojnë hiç.

Përndryshe, motivet mund të jenë shumë më pak komplekse, se që mendohet.
Në nje vend ku ka krizë të moralit, motivet e krimeve makabër, shpesh janë me “tokësore” se që mendohet.
Sidoqoftë, burgimi i përjetshëm është masa e vetme që duhet të aplikohet në këtë rast./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë