Loading…

Koci: Kosovarët, gjah i lehtë për malltretim

  • 06/08/2017 | 13:27

Koci: Kosovarët, gjah i lehtë për malltretim

Avokati kosovar, Arianit Koci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shfaqur shqetësimin e tij për trajtimin e kosovarëve në vendet e ndryshme të Evropës, duke i akuzuar politikanët tanë, pasi sipas tij prej paslufte, sistematikisht imazhi i kosovarëve ēshtë dëmtuar prej kastës politike.


Në këtë përfundim, Koci ka ardhë pas një udhëtimi për në Zagreb, për të cilin ka shkruar në facebook.

Avokati i ka numëruar dokumentet që duhet t’i kesh me vete për një udhëtim me veturë të cilat i ka konsideruar si shpenzim enorm dhe humbje kohe dhe nënçmim i hatashëm në çdo kufi.

Duke ia shtuar kësaj edhe që kohëve të fundit, të gjitha ambasadat e kanë shtuar presionin mbi aplikuesit e vizave, shkruan gazetametro.net.

Shihni postimin e tij të plotë:

 Kosovarët janë skllavët modern të Evropës!

Me vetëm një udhëtim me veturë apo motor deri në Zagreb ( me shku kah Mali i Zi, e me u kthy kah Serbia), e kupton që ne jemi qytetar të dorës së dytē – së paku!

Nëse ke fat me e marrë vizën dhe ke veturē, pēr udhëtim tē duhet:

    1. 1. Sigurimi kosovar;
    1. 2. Sigurimi i cili vlen për Maqedoni, Shqipēri dhe Serbi ( TPL);
    1. 3. Sigurimin pēr Malin e Zi;
    1. 4. Sigurimin për Bosnje ( nuk e kërkojnë çdo herë);
    1. 5. Kartonin e gjelbërt.

Shpenzim enorm dhe humbje kohe dhe nënçmim i hatashëm në çdo kufi.

Thjesht, kosovarët janë bërë delja e zezë e Evropës. Gjah i lehtë për malltretim dhe i dyshimt pët cdo polici evropiane, edhe nëse je i ndershēm dhe i kulurum – më shumë se shumica në Evropē!

Shtoja kësaj që kohëve të fundit, të gjitha ambasadat e kanë shtuar presionin mbi aplikuesit e vizave. Dukshëm është zvogēluar afati i kohëzgjatjes së vizave të lëshuara.

Turp për politikanët tanë – së pari!

Prej paslufte, sistematikisht imazhi i ynë ēshtë dëmtuar prej kastës politike.

Jemi bërë skllav modern.

Me analfabeta dhe primitiva, nuk mbahet shteti!/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë