Avokati Arianit Koci, që po qëndron në Francë, prej nga ka publikuar një fotografi me ish-Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është në liri me kusht në këtë shtet.
Haradinaj është arrestuar me 4 janar nga policia franceze bazuar në një fletëarrest të Serbisë.
Koci përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Haradinaj së shpejti do të jetë në Kosovë.
“Nuk e ndal asgjë. Së shpejti në Kosovë…”, ka shkruar Koci në mbishkrimin e fotografisë.
Ramush Haradinaj është i liruar me kusht nga Gjykata Franceze, kurse më herët avokati Koci kishte thënë se seanca për këtë rast do të mbahet brenda dy javëve. /gazetametro.net