Loading…

Koalicioni qeveritar kërkesë VV’së, ata refuzojnë të jenë ‘PRO’ Demarkacionit

  • 28/02/2018 | 14:39

Koalicioni qeveritar kërkesë VV’së, ata refuzojnë të jenë ‘PRO’ Demarkacionit

Ishin parë shumë lëvizje nëpër sallën e Kuvendit, e sidomos afër ulëseve ku qëndrojnë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.


Nuk u bë e ditur tërësisht për çka u bisedua, mirëpo u kuptua që koalicioni qeveritar po tentonte të bindte Lëvizjen Vetëvendosje për të dhënë votën ‘PRO’ Demarkacionit, shkruan gazetametro.net.

Gazeta Metro mëson se koalicioni qeveritar i ka bërë kërkesë të qartë Lëvizjes Vetëvendosje që të dhënë votat e tyre për të kaluar demarkacionin, por këta të fundit kanë refuzuar.

E se refuzimi nuk ishte gjë e papritur, e vërtetoi edhe një shkrim i djeshëm i kryetarit të VV’së, Albin Kurtit, i cili thoshte se ‘nuk ka tokë për të humbur’ dhe i kërkonte Amerikës së ‘territori të mos bëhet fushëbetejë e Lindjes me Perëndimin’.

Ndërkohë, koalicioni qeveritar ka bërë tentime që votat që nuk po i jep VV’ja t’i sigurojë tek Lista Serbe, e cila qartazi e ka pranuar se është e dirigjuar nga Beogradi. Për këtë, disa deputetë të Kuvendit I kishin bërë thirrje VV’së që të mos ‘bëhej si Lista Serbe’.

Ndryshe, seanca e Kuvendit po vazhdon të jetë në pauzë, por është e mundur që të shtyhet përsëri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë