Loading…

Koalicioni PDK-AAK-Nisma sot përmbyll fushatën në Prishtinë

  • 09/06/2017 | 10:10

Koalicioni PDK-AAK-Nisma sot përmbyll fushatën në Prishtinë

Koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë, përmes një njoftimi për media, kanë njoftuar se sot, më 9 qershor 2017, në Sallën e Sporteve “1 Tetori”  do ta mbajnë tubimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit.


Pas një fushate 10 ditore të zhvilluar në të gjitha pjesët e vendit, në këtë njoftim thuhet se përmbyllja e fushatës do të bëhet me këtë tubim ku do të marrin pjesë liderët dhe kandidatët për deputetë të këtij koalicioni.

Siç thonë koalicioni, ky njoftim vjen pas dezinformatave që eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje po i përhapin në rrjete sociale si “Fake news”, përmes disa linqeve që në shikim të parë duken si lajme të portaleve, e që thonin se tubimi ishte anuluar.

Ndryshe, edhe koalicioni tjetër LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë njoftuar se fushatën do ta përmbyllin në Prishtinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë