Loading…

Koalicioni me VV’në, a do të dalë LDK kundër amerikanëve?

  • 13/05/2017 | 13:41

Koalicioni me VV’në, a do të dalë LDK kundër amerikanëve?

LDK është ndarë rreth ideve për koalicione parazgjedhore, në prag të afatit ligjor për certifikim në KQZ, i cili përfundon më 15 maj.


Një grup i madh brenda partisë së Isa Mustafës, të cilit mësohet se i prin Lutfi Haziri, është kundër një koalicioni parazgjedhor me Vetëvendosjen, për arsye të politikave të tyre që shkojnë kundër partnerëve ndërkombëtar, e veçanërisht kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan gazetametro.net.

Koalicioni LDK-VV, siç po konsiderohet brenda këtij grupi, vlerësohet i dëmshëm dhe pa asnjë mundësi të krijimit të Qeverisë së ardhshme, duke e ditur se kusht kryesor do të jetë Demarkacioni dhe Asociacioni –  dy tema këto që kundërshtohen pakompromis nga VV.

Po ashtu, rikthimi në tre vjet prapa tregon se SHBA nuk ishte e kënaqur që Blloku LDK-AAK-Nisma kishin brenda vetes Vetëvendosjen, e që mendohet se ishte shkaku kryesor pse ishte parandaluar mundësia që ky Bllok ta qeveriste Kosovën.

Në anën tjetër, një grup i dytë, i cili udhëhiqet nga Agim Veliu, favorizon një koalicion parazgjedhor LDK-VV, me idenë se ky koalicion do të dilte fitues dhe kësisoj do t’i hakmerrej PDK-së.

Por, kjo ide, siç mësohet, është duke hasur në kundërshtime të mëdha te strukturat e LDK-së, të cilat besojnë se me një hap të tillë do të prisheshin marrëdhëniet me SHBA dhe rrjedhimisht do të dëmtohej edhe më tej reputacioni i LDK-së. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë