Loading…

‘Koalicioni i shpresës’ mbijeton veç 51 ditë: Rrëzohet nga pushteti Albin Kurti

  • 25/03/2020 | 23:21

‘Koalicioni i shpresës’ mbijeton veç 51 ditë: Rrëzohet nga pushteti Albin Kurti

Albin Kurti, sot u shkarkua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas mocionit të mosbesimit të thirrur nga partneri i koalicionit Lidhja Demokraktike e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Kryministri Kurti e mori detyrën me 3 shkurt të këtij viti me 66 vota pro, ndërsa sot u shkarkua po nga shumica e atyre që e votuan, pra të LDK’së.

Mocioni i mosbesimit erdhi pikërisht pasi Kurti mori vendim për ta shkarkuar nga detyra Ministrin e Brendshëm nga LDK’ja, Agim Veliun.

Pasi këtij akti, LDK’ja njoftoi se do të dalë nga koalicioni me Vetëvendosjen dhe të rrëzohet qeveria, pasiqë Kurti ka shkelur marrëveshjen.

‘Koalicioni i shpresës’ , mbijetoi veç 52 ditë në pushtet dhe atë mes shumë mospajtimesh me partnerët qeverisës. Duke filluar nga kundërshtimi i SHBA’ve, rreth taksës nga ana e Vetëvendosjes, që LDK’ja nuk e përkrahte asnjëherë.

Kujtojmë se Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.//gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë