Loading…

Koalicioni AKR-Vetëvendosje afër të arrihet

  • 16/05/2017 | 18:49

Koalicioni AKR-Vetëvendosje afër të arrihet

Tani që po flitet se AKR veç se ka arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor me LDK’në, Vetëvendosje thotë se Pacolli po negocion edhe me ta.


Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka folur për negociatat për koalicion me Aleancën Kosova e Re.

Ai tha që negociatat janë duke vazhduar ende dhe duhet të pritet në fund të ditës nëse do të arrihet marrëveshje. Ai tha se me AKR-në po bisedohet më shumë për modelin e qeverisjes se sa për pozita.

“Jemi duke biseduar. Ta shohim në fund të ditës. E tëra që kemi biseduar me ta ma shumë ka qenë në nivel të qeverisjes së Kosovës, për llojin e qeverisjës. Një koncept i ri, për çfarë sistemi drejtësie kemi nevojë, për çfarë ekonomie”, tha Konjufca ndër tjerash, shkruan gazetametro.net.

Ai në Klan Kosova tha se po bisedohet edhe për pozita. Konjufca tha se VV e kërkon postin e kryeministrit.

“Sa i përket pozitave, këto kanë qenë sekondare. Vetëvendosje është pozicinuar për postin e kryeministrit të Kosovës dhe natyrisht që AKR-ja është e përcaktuar për postin tjetër”, theksoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë