Loading…

Kmerët e kuq të Ministrisë së Kulturës

  • 26/04/2017 | 16:34

Kmerët e kuq të Ministrisë së Kulturës

Qendra Multimediale ka reaguar ndaj ndarjes së subvencioneve të Ministrisë së Kulturës, për mbështetjen e projekteve kulturore. Ministria ka ndarë 900 mijë euro për institucionet e kulturës dhe skenën e pavarur kulturore.


Ja reagimi i tyre:

KMERËT E KUQ TË MINISTRISË SË KULTURËS

Ministria a Kulturës e Kosovës dje shpalli listën e individëve dhe organizatave kulturore që do t’i subvencionoj për vitin 2017. As Qendra Multimedia dhe as Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë – polip nuk ishin fare në atë listë të përfituesve. Vjet, tallje me 3,000 euro, sivjet fare. Epo, u lumtë, Kmerë të kuq të kësaj ministrie të pështirë kulture.

Natyrisht, ata tani do të japin atë shpjegimin bajat që gjithmonë tingëllon diçka si “ky është vendim i komisionit profesional”. Por ama, këta pizevengë të MKRS-së, e dinë që ne e dimë se ata vetëm fshihen pas këtyre ‘komisioneve’ dhe se në të vërtetë, kjo është politikë e MKRS-së, e bazuar në kriteret e inateve personale, në ndarjen në “të dëgjueshëm” dhe “të padëgjueshëm”, në ndarjen “tanët” dhe “jo tanët”.

Të injorosh në tërësi aktivitetet dhe ekzistencën e Qendrës Multimedia dhe të festivalit polip nuk na fyen ne, por i fyen ata. Por halabakët e Ministrisë nuk turpërohen, edhe këtë e dimë.
Ministri Shala po e kryen këtë mandat si ministët dhe nga ne Qendra Multimedia do të mbahet mend për këtë vendim të tij kaq të padrejtë dhe kaq skandaloz.

Për hajvanllëqet tjera rreth përzgjedhjes së përfitueseve të sivjetëshëm – një pjesë e të cilëve ishin mozomokeq – nuk ia vlenë të flasim. Duhet të jesh shumë idiot t’mos mund t’i identifikosh në atë listë përfituesish militantët dhe puthadorët partiak, njerëzit dhe të afërmie e zyrtarëve të MKRS-së, ashtu sic mund t’i identifikosh leht projektet e aktivitete që apriori e dimë që janë të gjykara të dështojnë dhe t’mos e kalojnë pragun e mahallave ku realizohen.

Trajtimin dhe qëndrimin e këtillë që MKRS-së ndaj punës dhe aktiviteteve të Qendrës Multimedia e shohim si censurë dhe përpjekje për t’na shukatur. E në këtë betejë për t’i shkymur aktivitetet dhe angazhimin tonë ata do të dalin të humbur, këtë e dimë ne e jemi të sigurt që e dinë edhe ata./gazetametro.net

 

 

 

 

 

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë