Loading…

KMDLNJ: Turqia po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës, të refuzohet kërkesa e ministrit turk

  • 23/10/2018 | 14:31

KMDLNJ: Turqia po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës, të refuzohet kërkesa e ministrit turk

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se Turqia po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar pas deklaratave të ministrit të jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu që të mbyllen në Kosovë shkollat e FETO-s dhe të dëbohen për në Turqi ata që sipas tij, kontribuan në tentim-puçin e fundit në Turqi.

KMDLNJ e ka konsideruar këtë kërkesë si ndërhyrje flagrante në çështjet e brendshme të Kosovës dhe se kjo në thelb është kundër të drejtave të njeriut dhe kundër të gjitha dokumenteve ndërkombëtare dhe kombëtare që e sigurojnë dhe garantojnë strehimin për shkak të përndjekjeve politike.

“Kjo kërkesë e Ministrit të Jashtëm të Turqisë , nëse është e saktë , është ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të një shteti të pavarur dhe sovran dhe si e tillë është dashur të refuzohet menjëherë duke mos i dhënë fare mundësi ministrit turk që të bëjë një kërkesë të tillë e cila , në thelb është kundër të drejtave të njeriut dhe kundër të gjitha dokumenteve ndërkombëtare dhe kombëtare që e sigurojnë dhe garantojnë strehimin për shkak të përndjekjeve politike , aq më parë që shteti që e parashtron ( apo e kushtëzon ) këtë kërkesë nuk garanton gjykim të paanshëm , të drejtë e as hetime transparente sikur as mbrojtje efektive , në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Këshilli po ashtu kërkon nxjerrjen para drejtësisë të të gjithë atyre që kontribuan në kidnapimin e shtetasve turq, hetimin e rolit të menaxhmentit të Aeroportit Ndërkombëtar në këtë çështje dhe që Kosova ta ruajë neutralitetin në konfliktin Gulen-Erdogan.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë