Loading…

KMDLNj jep detajet e rrahjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

  • 26/12/2016 | 18:27

KMDLNj jep detajet e rrahjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar pas incidentit në qendrën e paraburgimit në Prizren ku një oficer korrektues është përleshur me një të paraburgosur.


Sipas KMDLNj, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren dje rreth orës 17:10 ka ndodhur një sulm fizik ndaj oficerit korrektues me inicialet S.M. nga i paraburgosuri G.E.

Në këtë komunikatë thuhet edhe  se nuk është përdorur sprej ose diçka tjetër ndaj të burgosurit, vetëm reagim të oficerëve për ta ndaluar të burgosurin.

“Gjurmëve të lajmit për një incident të ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, KMDLNJ-ja del me këtë raport :’Me dt. 25.12.2016 në ora 17.10 (koha e darkës) në korridorin e krahut B në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ka ndodhur një sulm fizik ndaj oficerit korrektues S.M. nga i paraburgosuri G.E.. Burimi i KMDLNJ-së, i përfshirë në këtë ngjarje ka pohuar se : ka qenë koha e darkës (ora 17.10) kur në korridorin e krahut B fillimisht dëgjuam një zhurmë (në ishim tre oficeri korrektues në zyrë) dhe në moment pasi pamë që ka një përleshje kemi reaguar që të tre, pasi që pamë se sulmohej kolegu, oficeri korrektues S.M. Kemi reaguar ashtu që s’kemi përdorur dhunë siç raportohet rrejshëm në portale. Nuk kemi përdoruar as pranga, as sprej dhe as dhunë, duke parandaluar eskalimin e rastit. Kjo mund të shihet qartazi në kamerat e sigurisë”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Siç shpjegon KMDLNJ, pas kësaj oficeri korrektues dhe i paraburgosuri janë vizituar nga ekipi mjekësor i Qendrës, që ka raportin secili për lëndime të lehta trupore gjatë kacafytjes. Mirëpo, KMDLNJ thotë se më i lënduar ka dalur të jetë oficeri korrektues, që pas përfundimit të orarit të punës, është vizituar nga mjekët e spitalit të Prizrenit, të cilët i kanë preferuar pushim mjekësor pesë ditë.
Ndërkohë, po sipas burimit të KMDLNJ-së, i paraburgosuri G.E. është veçuar (dërguar në vetmi) deri në përfundimin e procedurave (raportit) disiplinor.

Shkaku i raportimit joreal të disa portaleve lidhur me rastin, njëri nga oficeret korrektues me dt.26.12.2016 siç tregon KMDLNJ, ka denoncuar në polici portalet: indeksonline dhe periskopi, për siç thuhet: ’paraqitjen e të pavërtetave dhe cenimin e privatësisë me publikimin e fotove të njërit nga oficeret korrektues, që paraqet kërcënim direkt për jetën e tij’.

KMDLNJ-ja, kërkon hetim të shpejt e korrekt lidhur me rastin, ndërsa nga mediat kërkon të përmbahen nga lajmet e tilla të pa verifikuara që mund të tensionojnë punën e institucionit, të Qendrës së Paraburgimit si dhe jetën e oficereve korrektues, siç është rasti i publikimit të fotove të oficerit korrektues B.M.

Në fund të komunikatës KMDLNJ ka mësuar se me dt.26.12.2016 të paraburgosurin G.E. e ka vizituar avokati i tij./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë