Loading…

Gjenden mangësi në Institutin Special të Shtimes

  • 06/12/2016 | 15:37

Gjenden mangësi në Institutin Special të Shtimes

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut njofton se ka vizituar Institutin Special në Shtime për të monitorimin e të drejtave të njeriut të personave me aftësi të kufizuara psikofizike.

Sipas KMDLNJ-së gjendja aktuale në Institutin Special në Shtime është përmirësuar dukshëm falë renovimeve të bëra në objektet e këtij Instituti.

“Pastërtia është në nivel dhe monitoruesit kanë vlerësuar sjelljen e stafit ndaj klientëve si pozitive. Monitoruesit kanë vlerësuar lart edhe ndarjen në kategori të klientëve dhe rregullimin e hapësirave për zhvillimin e aktiviteteve apo terapisë okupuese. Klientët në Institutin Special në Shtime kanë mundësi për të realizuar një numër të aktiviteteve të lira si rrobaqepësi, punime druri, punë dore (tapiseri), vizatime, shkrime (për ata që duan)”, thuhet në një komunikatë për media.

KMDLNJ e vlerëson lart marrëveshjen që Instituti ka realizuar me disa Universitete që studentët e tyre të kryejnë praktikën profesionale në këtë Institut.

KMDLNJ gjatë këtij monitorimi ka gjetur edhe disa mangësi , mungesa e veshmbathjeve që dëmtohen lehtë nga klientët, mungesa e orendive, sirtarë për rroba, karrige etj. për të cilat u pajtuan që të lobojnë më shumë tek institucionet përkatëse por edhe tek donatorë të mundshëm.

KMDLNj po ashtu vlerëson se shërbimi shëndetësor brenda këtij institucioni duhet të plotësohet me profesionistë të fushave përkatëse.

Po ashtu KMDLNj u bën ftesë të gjithë të interesuarve që kanë mundësi për të kontribuar për këtë pjesë të shoqërisë e cila është mjaft e ndjeshme, kontributi do të kishte vlerë më të madhe sidomos tani kur po afrohen festat e fundvitit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë