Loading…

Klubi i Elbasanit tërheq nga përdorimi numrin 27 në nder të Fatjon Bunjakut

  • 09/06/2026 | 23:28

Klubi i Elbasanit tërheq nga përdorimi numrin 27 në nder të Fatjon Bunjakut

Klubi i Futbollit Elbasani mori një vendim nderimi pas ndarjes nga jeta të futbollistit të ri Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Vushtrri.


Në shenjë respekti për kontributin e tij, klubi ka vendosur që të mos e përdorë më fanellën me numrin 27, të cilën ai e mbante gjatë kohës së aktivizimit te skuadra.

Sipas klubit, ky numër do të mbetet pjesë e kujtimit të tij dhe trashëgimisë sportive në Elbasan.

“Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme për Fatjon Bunjakun, numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së tij në klub”, thuhet në deklaratën e klubit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë