Loading…

Klubet e njohura të futbollit paditen nga futbollistët e trajnerët, FFK publikon listën e borxhlinjëve dhe hap procedurat

  • 03/10/2020 | 16:14

Klubet e njohura të futbollit paditen nga futbollistët e trajnerët, FFK publikon listën e borxhlinjëve dhe hap procedurat

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar sot kërkesat e lojtarëve e trajnerëve drejtuar shtëpisë së futbollit kosovar lidhur me borxhet që klubet u kanë atyre, transmeton Gazeta Metro.


Mbi 20 futbollistë e trajnerë janë që kanë deponuar ankesat e tyre te Federata e Futbollit e Kosovës, teksa në mesin e klubeve që nuk kanë shlyer ende borxhet ndaj tyre janë edhe klubet e njohura nga Superliga si Besa, Drenica, Prishtina, Feronikeli e Arbëria.

Në njoftimin e lëshuar nga FFK thuhet: “Komisioni disiplinor shqyrtoi edhe kërkesat e lojtarëve në ankimim lidhur me mos përmbushjen e detyrimeve të klubeve ndaj lojtarëve konform kontratave të punës për lojtarë profesionist. Bazuar në, aktet normative të Federatës së Futbollit të Kosovës – për mosrespektim të kontratave të lidhura Klub – Lojtare të deponuara në sistemin FIFA CONECT dhe vërtetuara në Federatën e Futbollit të Kosovës në respektim të nenit 69 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores disiplinore ;

HAPPEN PROCEDURAT DISIPLINOR PËR KLUBET E FUTBOLLIT ; ( deri në kompletimin e lëndëve )

1. KF DRENICA ; nga Skënderaj për mos përmbushjen e obligimeve ( pagave ) për lojtaret;
– Argjend Bardhi , kontrata numër; 447/19 datë 30.01.2019
– Edon Pasoma , kontrata numër ; 25/19, datë 19.07.2019
– Edmond Turku , kontrata numër ; 800/20 datë 30.01.2020
– Hasan Hyseni ,kontrata numër ; 549/19 datë 19.07.2019
– Diar Mustafa , kontrata numër ; 21/19 e datës 19.07.2019
– Armend Abazi, kontrata numër 26/19 e datës 19.07.2019
– Perparim Osmani, kontrata numër ; 569/10 e datës 08.08.2019

2. KF FERIZAJ ; nga Ferizaj për mos përmbushje të obligimeve ( pagave ) për lojtaret;
– Alban Rexhepi, kontrata numër 105/19 e datës 20.08.2019
– Qendrim Dautaj , kontrata numër 314/18 e datë 24.08.2018
– Egzon Shabani, kontrata numër 746/19 e datës 21.08.2019
– Fatih karahoda, kontrata numër ; 711/19 e datës 16.08.2019
– Egzon Hyseni, kontrata numër ; 708/19 e datës 16.08.2019
– Behar Bardhi, kontrata numër ; 709 e datës 16.08.2019
– Taulant Dajaku, kontrata numër; 710/19 e datës, 16.08.2019
– Dardan Çerkini, kontrata numër ; 744/19 e datës 21.08.2019
– Dardan Jashari, kontrata numër ; 702/19 e datës 16.08.2019

3. FC PRISHTINA ; nga Prishtina për mos përmbushje të obligimeve ( pagave për lojtarët;
– Ahmet Jonuzi, kontrata numër ; ; 515/19 e datës 13.06.2019
– Diar Miftari, kontrata numër; 517/19 e datës 13.06.2019
– Armend Thaqi, kontrata numër; 196/19 e datës 16.08.2019

4. FC BESA ; nga Peja , për mos përmbushje të obligimeve ( pagave ) për lojtarë dhe trajner
– Gentian Mazrekaj, kontrata numër ; 743 e datës 21.08.2019
– Visar Sahiti, kontrata numër ; 676 e datës 16.08.2019
– Miftar Rama – trajner, kontrata pa nr. Datë 22.07.2019
– Eugen Rafuna, kontrata numër ; 673/19 e datës 16.08.2019

5. KF FERONIKELI ; nga Drenasi , për mos përmbushje të obligimeve ( pagave ) për lojtaret;
– Kastriot Rexha, kontrata numër; 342/18 e dates 23.10.2018
– Dejan Vukiqeviq – trajner, kontrata numer; ______ ( shkrimi në gjuhën shqipe i pa lexuar )

6. KF FLAMURTARI ; nga Prishtina për mos kryerje të obligimeve ( pagave ) për lojtaret;
– Festim Krasniqi, kontrata numër 657/1 e datës 05.08.2019
– Altin Lloga, kontrata numër; 790/20 e datës 30.01.2020
– Flamur Neziri, kontrata numër pn; datë 20.06.2018

7. KF DUKAGJINI ; nga Klina , për mos kryerje të obligimeve ( pagave ) për lojtaret;
– Blendi Memaj, kontrata numër; 812/20 e datës 31.01.2020
– Ilir Mustafa, kontrata numër; 616 e datës 14.08.2019
– Diellor Beseni , kontrata numër ; ________________________________

8. FC VUSHTRRIA ; nga Vushtrria për mos kryerje të obligimeve ( pagave ) për lojtarin;
– Bajram Zuqaku, kontrata numër; 579/10 e datës 13.08.2019

9. KF TREPÇA ; nga Mitrovica, për mos kryerje të obligimeve ( pagave ) për lojtarin;
– Veton Shabani, kontrata numër 715/19 e datës 19.08.2019

10. KF ARBERIA ; nga Dobraja, për mos kryerje të obligimeve ( pagave ) për lojtarin;
– Enis Ukelli, kontrata numër 739/19 e datës 21.08.2019.

Obligohen klubet e futbollit të lartëshënuara (në procedurë të hapur disiplinore) që për komisionin disiplinor të ofrojnë prova lidhur me kryerje e obligimeve për lojtaret në ankimim. Afati datë ; 15.10.2020, në të kundërten do të aplikohet neni 69 paragrafi 1 pika a dhe paragrafi 2 pika c (nëse lojtari është nën kontratë me klubin që nuk ka kryer obligimet)”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë