Jurgen Klopp para ndeshjes të rëndë në Premier League kundër rivalit direkt për titull Leicester City këtë të dielë, transmeton Gazeta Metro.
Klopp ishte si zakonisht këmbëngulës mbështetës për skuadrën dhe lojtarët e tij dhe shfaqi pak zemërim ndaj gazetarëve.
“Është e qartë se askush nuk është i kënaqur me përgjigjet e mia pasi vazhdimisht shtroni të nejjtat pyetje.”
Klopp e bëri të qartë se ai nuk mendon se skuadra e tij ka diçka për të dëshmuar tjetër dhe nuk mund pajtohet me mendimin se ka përfunduar tashmë gara.
“Do të luftojmë me gjithë çka kemi. Nëse dikush mendon se ne do të dorëzohemi para ndeshjes pasi disa nga lojtarët më të mirë dhe më të rëndësishëm mungojnë, nuk mund t’i ndihmoj.”
Si gjithmonë luftarak dhe optimist tha se Liverpool duhet të pranoj gjendjen dhe ta shfrytëzoj./gazetametro.net