Jurgen Klopp ka lavdëruar lojtarët e tij rezervist, pasi ata udhëhoqën Liverpoolin në një fitore 2-1 ndaj Southamptonit.
“Jam shumë i kënaqur me performancën. Është si të kesh disa Ferrari në garazh”, tha Klopp pas ndeshjes.
“Nëse nuk do të kishte funksionuar, do të ishte 100 përqind përgjegjësia ime, tani funksionoi dhe djemtë duhet të jenë vërtet krenarë për këtë”, shtoi trajneri gjerman.
Me finalen e Ligës së Kampionëve që po afron, dhe Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Fabinho që tashmë po vuajnw nga lëndimet, Klopp nuk donte t’i rrezikonte yjet e tjerë, kështu duke bërë nëntë ndryshime në formacionin bazë.
Liverpooli mbante dominimin gjatë gjithë kohës, me golat e Takumi Minamino dhe Joel Matip që e çuan skuadrën drejt një fitoreje, e cila mban gjallë sadopak shpresat që Liverpooli të fitojë titullin e Premier League në ditën e fundit të sezonit.
Nëse City dështon të fitojë ndaj Aston Villas, Liverpooli mund të ngjitet në krye nëse mposht Wolverhampton Wanderers në Anfield, raporton 90Min