Loading…

Klinika Infektive zbulon për helmin që erdhi nga zarfet e Serbisë

  • 15/10/2019 | 14:35

Klinika Infektive zbulon për helmin që erdhi nga zarfet e Serbisë

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Prishtinë, Lindita Ajazaj – Berisha, ka njoftuar se rezultatet e marra nga Instituti i Biokimisë, rreth zarfeve të ardhura me vota nga Serbia, përjashtojnë  mundësinë e ndonjë agjenti infektiv, shkruan Gazeta Metro.


Në një konferencë për media, Ajazaj – Berisha ka thënë se në këtë rast nuk bëhet fjalë për ndonjë sëmundje infektive.

“Për momentin me këto rezultate të strishove që janë marrë, përjashtohet që bëhet fjalë për një sëmundje infektive, në të gjitha analizat laboratorike që i kemi marrë nga Instituti Biokimisë. Kurse strishot e marra, që i kemi marrë sot rezultatet, edhe ato e përjashtojnë mundësinë e ndonjë agjenti infektiv”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ka shtuar se gjendja e pacientëve është e mirë dhe se janë duke shqyrtuar lirimin e tyre për në shtëpi.

“Ne sikur edhe dje, edhe sot në klinikën infektive gjenden 12 pacientë. Gjendja e tyre është e mirë. Kur ta shohim të arsyeshme do t’i lëshojmë për në shtëpi. Prej rezultateve që i kemi marrë, është konfirmuar që nuk ka sindromë infeksioze”, ka përfunduar ajo. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë